Vendimi për kufizim të orarit të punës nga temperaturat e larta, Inspektorati del në terren
Lexohet për: 1 min.
8888
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Nga sot e deri më 20 korrik me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë do të lirohen nga puna gratë shtatzëna, qytetarët me sëmundje kronike do punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë, si dhe do të ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00.

Pikërisht në ditën kur edhe ka filluar të zbatohet ky vendim inspektorët e Inspektoratit Qendror të Punës(IQP) janë dalë në terren.

Ata po monitorojnë situatën se sa po zbatohet ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë.

E, pika 1, 2 dhe 4 janë në kompetencë të IQP-së për mbikëqyrje të zbatimit.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë këtë vendim të premten që të kufizohet orari i punës për tri kategori për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë./KosovaPress

https://kosovapress.com/vala-e-te-nxehtit-nga-sot-do-te-kete-kufizim-te-orarit-te-punes-per-keto-tri-kategori
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024