Vendet e Ballkanit drejt BE-së, flet emisari Lajçak
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka folur mbi pikëpamjet e tij rreth progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në një konferencë për Ballkanin Perëndimor sot në Lubjanë, diplomati sllovak tha se anëtarësimi në BE është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sikurse ajo ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse më pyesni mua se si të ndryshohet, do të thosha se do të ishte shumë mirë nëse njëri prej vendeve të Ballkanit Perëndimor do të shpërthejë përpara, sepse ata janë përshtatur duke bërë shumë pak pasi besojnë që nuk ia vlen, por kur e shohin njërin duke bërë progres dramatik, kjo do të ishte një thirrje për zgjim për të tjerët”, tha ai. Duke folur për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, Lajçak tha se “nuk ka levë më të fortë se vizioni i prekshëm i anëtarësimit evropian”. “Nëse beson që kjo do të ndodhë atëherë je i motivuar të adresosh problemet tua”, u shpreh ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024