Vëllai i Liridona Ademajt takon fëmijët e motrës së ndjerë
Leonard Ademaj, vëllai i viktimës Liridona Ademajt pas një kohe të gjatë ka takuar dy fëmijët e motrës së ndjerë e cila është vrarë.
AI ka postuar një fotografi në Facebook, ku ka shkruar se ky takim ka ndodhur pas disa muajve.
“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t'i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nënës? Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar ai.
Liridona Ademaj-Murseli është vrarë në veturë 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi”. Ajo shkonte në shtëpi bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët.
Bashkëshorti i saj, Naim Murseli po qëndron në paraburgim si organizator i kësaj vrasje. Për vrasjen e saj në paraburgim janë edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.