Leonard Ademaj, vëllau i viktimës së vrarë nga bashkëshorti i saj dhe dy të dyshuar të tjerë, Liridona Ademaj, ka njoftuar se nuk ka marrë pjesë në seancën fillestare, pasi nuk u lejua. Ai pas përfundimit të seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, ka thënë se i besojnë drejtësisë së Kosovës.
Leonard Ademaj fillimisht ka rrëfyer rastin se si e kuptoj vdekjen e motrës së tij dhe dyshimet që kishin si familje se vrasja nuk ishte grabitje, por e planifikuar. Ndërsa, foli edhe për kërkesën që kanë bërë si familje për rivarrim të Liridonës në fshatin e lindjes.
Ai shtoi se nuk dyshojnë për shkakun pasi gjithçka ka qen në rregull në mes qifti.
Sipas tij, nuk është e vërtet se ka pas dy e tri ditë besë, pasi ata këtë ua besojnë drejtësisë.