"Veç lajme të mira", flasin pjesëmarrës në Konferencën e BE-së për edukim mediatik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Në konferencën e Bashkimit Evropian për edukimin mediatik janë prezantuar edhe biseda frymëzuese nga themelues të mediave.

Albana Jashanica, themeluese e medias "Katror", tregoi se nga fillimi janë përqendruar që mbledhin copëza lumturie nga aktivistë e qytetarë.

"Katrori e bën këtë, mbledh copa lumturi nga aktivistët, njerëzit e përditshëm, nga figurat publike, nga anë e kënd Kosova. Për shembull Anisa, aktore pasionante ka lexuar shumë libra për studentët, të cilët janë të verbër dhe kështu ka bërë libra me audio. Ariani është një fotograf nga Kamenica, i cili tregon diversitetin e Kosovës. Këto janë storie të pa treguara që inspirojnë dhe të cilat duhet të tregohen. Siç e dini, bota sot është e përmbytur me lajme dhe shumica prej tyre negative... përmbajtja është komplet përçarëse dhe skandale", tha ajo.

"Veç lajme të mira" është moto e kësaj media, ku Jashanica tha se janë te fokusuar që të shoërndajnë anën e ndritshme të vendit.

"Katror ka zgjedhur një shteg tjetër. Ne duam të tregojmë diçka tjetër. Ne duam të tregojmë anën e ndritshme....dhe këto nuk e kapin dritën, jo pse nuk janë të rëndësishme, por nuk përshtaten me modelin ‘klik-bajt’ të mediave të sotme", shtoi ajo.

Konferenca e Bashkimit Evropian për edukimin mediatik dhe gazetarë konstruktive po mbahet në Prishtinë në mesin e shumë profesionistëve, përfaqësuesve të mediave në Kosovë dhe rajon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024