Vdesin dy të lënduarit nga aksidenti i trenit me kombibus në Klinë
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë vdekur dy personat e lënduar nga aksidenti mes një treni dhe një kombibusi në Krushevë të Madhe të Klinës.

Kjo është bërë e ditur për KosovaPress nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“E morëm konfirmimin nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal në Pejë se kanë vdekur dy të lënduarit”, tha ai.

Treni godet veturën, dy të lënduar në Klinë • KosovaPress

Fillimisht, personat kishin marrë lëndime si pasojë e një aksidenti ndërmjet trenit të udhëtarëve dhe një kombibusi sonte rreth orës 18:10. Ata më pas janë dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal në Pejë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025