Vdes gazetari Milaim Krasniqi, AGK: Ishte një prej zërave më të njohur të gazetarisë sportive në vend
Lexohet për: 1 min.
320664227_646164527304040_4235262182815670995_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me pikëllim të madh lajmin për vdekjen në Francë, të gazetarit të njohur të sportit, Milaim Krasniqi – redaktor përgjegjës i sportit në Radio Kosova.

Krasniqi, 53-vjeçar ishte një prej zërave më të njohur të gazetarisë sportive në vend, dhe për më shumë se dy dekada ka kontribuar në Radio Kosova, duke komentuar mbi 2 mijë ndeshje të futbollit vendor nga ta gjitha stadiumet e Kosovës.

Paraprakisht, punën e gazetarit të sportit e filloi në gazetën "Bujku", në vitet '90, ndërsa më vonë punoi në “Radio Rilindja" dhe “Radio Kosova e Lirë", si dhe në Televizionin "AA".

Krasniqi gjithashtu ka drejtuar dhjetëra emisione  në radio, dhe puna e tij është çmuar nga adhuruesit e sportit.

AGK-ja i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve të tij në transmetuesin publik dhe miqëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024