Ekipet e emergjencës arritën disa minuta pas aksidentit dhe e nxorën trupin e saj pa ndjenja dhe pa reagim nga gropa dhe e dërguan me urgjencë, ku më vonë vdiq nga plagët e marra, thanë autoritetet.
Një përfaqësues i kompanisë së mirëmbajtjes Con Edison tha se një kamion që kaloi dyshohet se e ka zhvendosur kapakun e pusetës rreth 12 minuta para se zonja të mbërrinte dhe të parkonte në zonë.
Mendohet se prania e ujit shumë të nxehtë ose avullit brenda pusetës mund të ketë qenë faktor në vdekjen e Gocajt.
Donikë Gocaj, me origjinë nga Shkodra, ishte banore e Briarcliff Manor, fshat periferik në Qarkun Westchester të Nju Jorkut.