Vdes një person pas kontaktit me rrymë në Leposaviq
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Leposaviq ka ndërruar jetë pas kontaktit me rrymë.

Në raportin 24-orësh thuhet se njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Një mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull dyshohet se si pasojë e kontaktit me rrymën ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, njofton policia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024