Vdes një person nga të shtënat me armë zjarri në Prizren
Lexohet për: 1 min.
policia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një person në Prizren ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri, ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arbana” rreth orës 19:00.

Bytyqi ka thënë se Policia dhe Emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes derisa mjekët aty e kanë konstatuar vdekjen.

Ai ka bërë të ditur se personi i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri është në kërkim nga Policia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024