Vdes në moshën 95-vjeçare aktorja Mesarete Imeraj
Lexohet për: 1 min.
2-13-1024x576-1-770x433
2 vite më parë
Linku u kopjua

Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare Mesarete Imeraj Karagjozi e njohur për shqiptarët si Lilo Labja, në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar”.

Lilo Labja është personazhi që plagoset në film, ndërsa skena nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e partizanes.

Disa vite më parë Imeraj rrëfeu momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës që i përngjante rolit që u përjetësua në film nga aktorja Yllka Mujo.

“Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh. 17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat. Ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërisë atë që i kemi dhënë ne”, shprehej ajo.

Siç njofton familja, Imeraj do të përcillet në banesën e fundit sot ( e shtunë) në orën 14:00, në varrezat e Sharrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025