Vdes në moshë të re infermieri i QKUK-së
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka njoftuar se në moshë të re ka vdekur infermieri Bujar Vitija.

Sipas, njoftimit Vitija shërbeu në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me  pikëllim të thellë mori lajmin e rëndë për humbjen e infermierit Bujar Vitija, i cili vdiq papritmas, në moshë të re.

Ai ishte punëtor i shquar, i zellshëm dhe  me përkushtim shërbeu në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

I ri dhe plot energji, gjithmonë ishte i gatshëm të ndihmonte të tjerë, pa e kursyer veten në asnjë moment.

Përkushtimi dhe përkujdesja e tij për pacientët do të mbesin të paharrueshme në kujtimet tona.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve të tij, për këtë humbje dhe zbrazëti të madhe që la pas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024