Vdes ish-kryetari i Pejës, Kurti: Ali Lajçi do të kujtohet për veprimtari patriotike
Lexohet për: 2 min.
Ali Lajçi
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Pejës, njëherësh ish-deputetit Ali Lajçi në moshën 69-vjeçare. Ai ka shkruar në Facebook se ndihet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e politikanit Lajçi. “Emri i Ali Lajçit haset herët, qysh mes emrave të organizatorëve të demonstratave studentore e popullore të vitit 1981, për çka ai u dënua nga regjimi i Jugosllavisë me 15 vite burgim. U lirua nga burgu në vitin 1991, por u arrestua sërish më 1993 për përfshirjen e tij në organizime të rezistencës së armatosur. Me Ali Lajçin më ka rënë të njihem dhe të punojmë së bashku sidomos në kohën sa ishte deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës. Ali Lajçi do të kujtohet për veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e tij politik të shtrirë gjatë një periudhe mbi 45 vjeçare, si nga ata që e njohën dhe punuan me të, ashtu edhe nga historia moderne e Kosovës”, ka shkruar Kurti. Lajmi për vdekjen e ish-kryetarit të Pejës Ali Lajçi e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit. Ai nga 2001-2007 ka qenë kryetar i Pejës, ndërsa 2007-2010 deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025