Vdes ish-kryetari i Komunës së Lipjanit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vdes ish-kryetari i Komunës së Lipjanit
Ismajl Jashari
23/03/2026 - 15:43
Linku u kopjua

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari aktual Imri Ahemeti, i cili ka ngushëlluar familjen për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit, Ismajl Jashari.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ismajl Jasharit, i cili gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i Komunës së Lipjanit, në periudhën para luftës, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në udhëheqjen dhe zhvillimin e komunës”, thuhet në njoftim.

Komuna e Lipjanit me në krye Imri Ahmetin, vlerësoi punën dhe përkushtimin e Jasharit në drejtimin e komunës.

“Kontributi i tij si ish-kryetar do të vlerësohet gjithmonë si pjesë e rrugëtimit dhe ndërtimit të institucioneve tona lokale. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jashari, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të.”

Ismajl Jashari udhëhoqi Komunën e Lipjanit në periudhën e paraluftës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026