Vdes astronauti Bill Anders – autori i fotografisë më ikonike të Tokës
Lexohet për: 1 min.
BILL
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-astronauti i Apollo 8, William Anders, vdiq në një aksident avioni afër Seattle të premten vonë në moshën 90-vjeçare, sipas raporteve të mediave.

Vdekja e Anders u konfirmua nga djali i tij, Gregory Anders, i cili tha për CNN se "babai i tij vdiq në një incident avioni në ishujt San Juan", në shtetin Uashington, raportoi CNN.

“Familja është e shkatërruar dhe e pikëlluar për humbjen e një piloti të madh”, tha Gregory Anders.

Incidenti ndodhi në brigjet e Jones Island, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut San Juan, tha CNN.

Qendra e dispeçimit mori një raport rreth orës 11:40 të mëngjesit (1840 GMT) në lidhje me aeroplanin e modelit më të vjetër që fluturonte drejt jugut përpara se të zbriste në ujë pranë skajit verior të Jones Island dhe të fundosej, shtoi zyra.

Roja Bregdetare e SHBA-së njoftoi gjithashtu se kreu një kërkim që përfshinte 215 milje detare (398 kilometra), duke gjetur përfundimisht trupin e pilotit me ndihmën e një ekipi zhytjeje. /AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024