Vdes 27 vjeçarja e pickuar nga rriqrat
Lexohet për: 2 min.
The tick bites his hand. Mite under the skin. The hand of man.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka ndërruar jetë një 27 vjeçare si pasoje e pickimit nga rriqra. Më 27 korrik laboratori i virologjisë ka vërtetuar shkakun e etheve hemorragjike Krime-Kongo tek pacientjae cila ishte e shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile.

27 vjeçarja nga fshati Kuçicë në Shtip të Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë po atë ditë për shkak të përparimit të shpejtë të sëmundjes.

Një ekip nga departamenti i epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në bashkëpunim me një epidemiolog nga Sektori për Shëndet Publik në Shtip ka bërë një inspektim të menjëhershëm të fshatit, spitalit klinik të Shtipit dhe Kujdesit Mjekesorë Emergjent në Shtip.

Për pacienten është bërë edhe anketa epidemiologjike, pas së cilës është konstatuar se ajo është pickuar nga rriqra e cila është nxjerrë në shtëpi, pas shfaqjes së simptomave. Disa ditë pas pickimit pacientja fillimisht është shtruar në spitalin e Shtipit dhe më pas është transferuar në Shkup ku ka ndërruar jetë.

Meqenëse sëmundja transmetohet edhe përmes gjakut të personit të infektuar, janë kontrolluar të gjitha kontaktet në familje dhe janë klasifikuar sipas rrezikut./Alsat.mk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024