Vdekja e Maradonas, vjen një vendim i ri nga gjykata
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një gjyq i tetë punonjësve të shëndetësisë të akuzuar për "vrasje nga pakujdesia" për vdekjen e  Diego Maradona është shtyrë nga tetori në mars, njoftuan mediat argjentinase të enjten.

Një gjykatë në San Isidro, një qytet në periferi të Buenos Aires, pranoi kërkesën e tre nga tetë të pandehurit për të shtyrë për herë të dytë gjyqin, i planifikuar fillimisht për 4 qershor dhe që do të fillonte më 1 tetor.

Procesi tani do të fillojë më 11 mars, raportoi gazeta argjentinase La Nación, përcjellë KosovaPress.

Futbollisti i madh, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të dytë të Kupës së Botës në vitin 1986, vdiq në moshën 60-vjeçare në nëntor 2020 nga problemet  zemrës pasi iu nënshtrua një operacioni në tru disa ditë më parë.

Mes të akuzuarve për vdekjen e ish-lojtarit të Boca Juniors dhe Napolit janë neurokirurgu, psikologu, psikiatri dhe infermierët e tij, të cilët mund të përballen me dënime me burg nga tetë deri në 25 vjet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024