Në Brazil, një vend tropikal, festimet e famshme të karnavaleve të të cilit mbahen në kulmin e verës, moti i nxehtë zakonisht nuk konsiderohet si pengesë për ngjarjet muzikore.
"Për brazilianët, nxehtësia është pjesë e ndërtimit të identitetit tonë... Ne jemi një vend që përballemi mirë me nxehtësinë, ne jemi krenarë për këtë," tha Nubia Armond, një gjeografe në Universitetin e Indianës në Bloomington.
Me temperaturat që arritën 39.1 gradë Celsius në Rio të premten e kaluar, më shumë se 60.000 njerëz mbushën “Estádio Olímpico Nilton Santos” për koncertin e parë madhor të Swift-it në Brazil, ndalesa e dytë në Amerikën e Jugut në turneun e saj legjendar Eras. Pasi qëndruan në radhë për orë të tëra nën diellin e pasdites, pjesëmarrësit e koncertit duruan kushte mbytëse brenda ambientit.
Një fans shet takën që ka thyer në koncert Taylor Swift, arsyeja është prekëse - KosovaPress
Të shihte Swift drejtpërdrejt ishte një "ëndërr e realizuar" për Cordieron, por kushtet e bënë të vështirë të shijonte koncertin. “Gjatë këngëve të mia të preferuara, kërceva, këndova, por kisha këtë ndjenjën e pamundësisë për të marrë frymë”, tha ajo.
Të paktën 1.000 njerëzve u ra të fikët dhe pamjet video të Swift-it në skenë treguan yllin e popit 33-vjeçar që me sa duket kishte vështirësi të merrte frymë gjithashtu.
Një autopsi paraprake ka treguar se ajo pësoi hemorragji të vogla në mushkëri, por autoritetet thanë se ishte shumë herët për të përcaktuar nëse nxehtësia dhe dehidratimi ishin shkaku.
Autoritetet braziliane reaguan menjëherë, duke lëshuar rregulla emergjente për të lejuar ujin në shishe në vendet e koncerteve.