Vdekja e 41-vjeçares në Graçanicë, Haxhiu: Vrasjet e grave janë të papranueshme
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas vdekjes së një gruaje sot në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, duke thënë se rastet e dhunës dhe vrasjet e grave janë realiteti i frikshëm dhe i papranueshëm.
Ajo në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të jetës së 41-vjeçares nga Graçanica, M.Zh., pasi bashkëshorti i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda.
“Rastet e dhunës dhe vrasjet e grave janë realiteti i frikshëm dhe i papranueshëm dhe po angazhohemi në vazhdimësi që të ngremë vetëdijen shoqërore me qëllim të parandalimit të rasteve të dhunës dhe femicidit dhe që dhunuesit dhe vrasësit e grave të marrin dënimet maksimale”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që çdo rast i dhunës të trajtohet me seriozitet dhe mbajtjen e dhunuesve e vrasësve përgjegjës.