Vazhdon të mos bëhet publik vlera e koeficientit
Lexohet për: 2 min.
paga-scaled-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës po vazhdon të mos bëjë edhe më tej publike vlerën e koeficientit të pagave të zyrtarëve publikë. Nga ekzekutivi thonë se vlera e tij do të bëhet publike gjatë këtij muaji, pa dhënë ndonjë datë të saktë. Ndërsa, nga shoqëria civile kanë thënë se Ligji i Pagave mund të shfuqizohet përsëri.

Përkundër që ka kaluar gjysma e muajit janar, ende nuk është bërë publike vlera e koeficientit të pagave të zyrtarëve publik.

Nga Qeveria e Kosovës po vazhdojnë të mos japin një datë të saktë se kur do të bëhet publik vlera e tij, derisa vazhdojnë të thonë se një gjë e tillë do të ndodhë gjatë këtij muaji.

Ndërsa, derisa e njëjta s’po bëhet publike, nga shoqëria civile thonë se Ligji i Pagave ka mundësia të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se mos bërja publike e vlerës së koeficientit  është në kundërshtim me kushtetutën, derisa sipas tij ekziston mundësia e anulimi të ligjit.

Ndërsa, Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me kërkesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi, për ta inicuar në kushtetuese Ligjin e Pagave.

Nga ky institucion kanë thënë se do ta shqyrtojnë kërkesën brenda afateve ligjore. “Avokati i Popullit, sipas mandatit kushtetues dhe ligjor, do të shqyrtojë kërkesën brenda afateve ligjore”, Institucioni i Avokatit të Popullit.

Mos bërjen publike të vlerës së koeficiantit, njohës të ekonomisë po e shohin si provokim të ekzekutivit ndaj sindikatave.

Ligji i Pagave në sektorin publik ishte miratuar në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës më 22 dhjetor të vitit të kaluar. Në votimin e tij nuk kanë morën pjesë tri partitë opozitare, PDK, LDK e AAK të cilat kundërshtuan kalimin e tij pa u bërë publike vlera e koeficientit. /Gazeta10

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025