Vazhdon puna për shuarjen e vatrave të zjarrit në Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
Shqiperi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë autoritetet për çdo vatër të mundshme të zjarrit, në këtë kohë kur Vlora dhe Fieri po përballen me zjarrin.

Ai ka thënë se marrja e masave me kohë parandalon ngjarje me përmasa të mëdha.

Ndërsa ka bërë të ditur se 45 efektivë, mjete dhe helikopteri Cougar janë të angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në Fier.

“45 efektivë, mjete dhe helikopteri Cougar të angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në zonat e Plykut, Krapsit dhe Cakranit në Fier. Trupa të tjerë dhe mjete po vijojnë punën edhe në Vlorë. Në gatishmëri të plotë për të siguruar jetën e qytetarëve tanë! Ju lutemi banorëve, t'u binden autoriteteve në rast nevoje për evakuim.  Njoftoni sa më shpejt çdo vatër sado e vogël qoftë, pranë autoriteteve vendore! Marrja e masave në kohë, parandalon ngjarje me përmasa të mëdha”, ka shkruar ai.

Tash e tri ditë ka vatra aktive të zjarrit në fushën ku grumbullohen mbeturinat në Vlorë, si dhe në fshatin Peshtan në Fier.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025