Vazhdon lufta kundër kontrabandimit me mallra nëpër kufijtë e vendit
Lexohet për: 2 min.
GFHH
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia Kufitare e Republikës ë Kosovës, mbrëmë, pas pranimit të informacioneve se në fshatin Kormnjan dyshohet se përmes rrugëve malore ,persona të dyshuar me një traktor janë duke kontrabanduar mall komercial në mënyrë ilegale, menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e tyre.

Policia thotë se kanë arritur që në një lokacion në rrugë malore të gjejë një rimorkio të improvizuar për traktor.

“Në rimorkio janë gjetur të ngarkuara pije të ndryshme alkoolike, jo alkoolike, etj., përderisa në konsultim me prokurorin janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme dhe është iniciuar rasti ”Kontrabandim me mallra” Në vazhdën e parandalimit dhe luftimit intensiv të kontrabandës me mallra në një rast tjetër, sot, më 24.05.2022, rreth orës 11:30, njësi policore nga Sektori për Operativë, të Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu”, bazuar në analizën e informacioneve,  në vendin e quajtur Srbovac- komuna e Zveçanit, kanë ndaluar automjetin ‘VW Caddy’ me vozitës mashkull, automjet i cili  ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme ushqimore të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në Terminal Doganor, është njoftuar prokurori kompetent, dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ”Kontrabandim me mallra”, për procedura të mëtejme ligjore. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024