Vazhdon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë
Lexohet për: 1 min.
IMG_20220726_075422
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komuna e Malishevës, në kuadër të zbatimit të përgjegjësive të saj dhe në kuadër të realizmit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo, po vazhdon me fushatën e dezinsektimit kundër rriqrave, në zonat endemike.

,,Kjo fushatë është duke vazhduar dhe po realizohet sipas planifikimit në zonat që konsiderohen endemike dhe në zonat ku janë shënuar më shumë raste të thumbimeve nga rriqrat. Sipas shtabit komunal për menaxhimin e situatës me EHKK në Komunën e Malishevës, realizimi i fushatës së dezinsektimit, është duke vazhduar sipas planifikimit dhe deri më tani nuk janë shënuar pengesa në realizimin e dezinsektimit, si dhe kjo është pritur mirë nga ana e qytetarëve në vendbanimet ku është realizuar dezinsektimi. Pavarësisht rasteve të thumbimeve nga rriqrat, të cilët janë bartës të virusit të EHKK, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i infektimit me këtë virus, thuhet në njoftimin e komunës së Malishevës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025