Vazhdohet edhe për dy vjet njohja e statusit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin që i vazhdon edhe për dy vjet njohjen e statusit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Këtë projektligj e arsyetoi ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, derisa tha se afati për aplikim do të jetë deri më 15 maj 2025.
“Propozimi është që aplikimi për njohjen e statusit për të gjithë personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës të vazhdohet edhe për dy vjet, më konkretisht deri më 15 maj 2025”, tha ai.
Por, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se nuk duhet të ketë afat kohor për njohjen e statusit të viktimave seksuale gjatë luftës.
Të njëjtën e mbështeti edhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Krahas kësaj, Kuvendi vendosi që i njëjti projektligj të shqyrtohet me procedura të përshpejtuara, në mënyrë që të miratohet në lexim të dytë gjatë seancës së sotme./KosovaPress/