Përfundimi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit pritet të merr kohë deri në dy javë.
Kështu ka thënë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili shtoi se në të njëjtën periudhë kohore do të bëhet edhe vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se meqenëse s’ka nisur me kohë numërimi në të gjitha qendrat komunale ky proces pritet të përmbyllet brenda dhjetë dite apo maksimumi dy javë.
Ai foli edhe për “sulmin apo ndërhyrjen” në sistemin e KQZ-së, ku tha se kjo çështje është në duart e prokurorisë dhe policisë, dhe sapo të marrin raportin nga këto dy institucione do të dalin me qëndrim.Krahas kësaj, Buzhala bëri të ditur se KQZ-ja ka anuluar 529 zarfe me fletëvotime nga diaspora për shkak, siç u tha, parregullsive të shfaqura.
Në lidhje me këto të dhëna reaguan anëtarët e KQZ-së nga partitë politike, ku anëtari i PDK-së, Arianit Elshani, tha se KQZ-ja duhet të fillojë nga sot publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.