Vavalis: Nuk jem favorit ndaj Viktoria Plzen
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot është hedhur shorti për rundin e dytë në kuadër të Ligës së Konferencës.

Nënkampioni i Kosovës, Drita do të ketë përballë ekipin çek Viktoria Plzen, short për të cilin ka folur trajneri i skuadrës gjilanase, Akis Vavalis.

Ai ka thënë se rivali i Dritës është shumë i vështirë për t’u mposhtur.

“Një ndeshje shumë e rëndësishme. Kemi një kundërshtarë shumë të vështirë, një kundërshtarë që viteve të fundit ka luajtur në faza të grupeve. Klubi jonë në vitet e fundit e ka dëshmuar që kundër kundërshtarëve të fort ka pasur përformanca të shkëlqyera dhe shpresojmë shumë që edhe këtë vit të bëjmë mirë dhe pse jo të shkaktojmë befasi.”, ka thënë Vavalis.

Ai ka shtuar se nuk e shohin veten si favorit në këtë ballafaqim, përcjellë KosovaPress.

“Të gjithë e din që ne nuk jemi favorit për këtë ndeshje por ne do të luftojmë për shanset tona. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe një mundësi e mirë për të gjithë lojtarët tanë dhe për tifozët tanë që të shohin një ndeshje rivalizuese.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024