“Vatra” dhe “ Dielli” përkrahin propozimin që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i viktimave të gjenocidit
Lexohet për: 1 min.
kosovogenocide
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në faqen zyrtare të gazetës “Dielli”, që botohet në New York të SHBA-së, u publikua lajmi se  Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” dhe gazeta “Dielli”,  mbështesin dhe përkrahin propozimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet Simbol Unik përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e vlerëson lartë këtë përkrahje dhe falënderon drejtuesit e kësaj federate atdhetarësh në SHBA.

Ndryshe Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” i është drejtuar institucioneve të Kosovës me një kërkesë që, lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Kjo kërkesë kohë më parë i është përcjellë Presidentes së Kosovës, Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës si dhe të gjitha partive politike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025