Vashat koreane të "KNSU" janë kampione botërore të hendbollit universitar
Lexohet për: 1 min.
293536245_1049978682308447_839330050413812554_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e medaljes së artë në FISU Prishtina 2022 në konkurrencën e femrave, ku tanimë kemi mësuar universitetin, i cili është shpallur kampion botëror i hendbollit universitar.

Bëhet fjalë për vashat koreane të "KNSU", të cilat në finale kanë mposhtur hendbollistet spanjolle të Universitetit "UCLM", raporton KosovaPress.

Pas 60' minutave lojë të zhvilluara në parketin e sallës "1 Tetori", u shënuan 54 gola, ku rezultati në fund tregon 32:22 në favor të hendbollisteve koreane.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 16:11 në favor të "KNSU", sikurse pjesa e dytë e cila tregonte rezultatin 16:11 në favor të tyre.

Vashat koreane të Universitetit "KNSU", e mbyllin këtë Kampionat Botëror me bilanc të 100% të fitoreve, duke regjistruar pesë sosh në po aq ndeshje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024