Vashat dardane nisen drejt Polonisë për ndeshjen e së martës
Lexohet për: 1 min.
vashat dardane
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, ka udhëtuar drejt Polonisë, ku të martën, do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023.

“Dardanet”, të hënën, do ta kenë stërvitjen e fundit në Lublin, teksa të martën në orën 18:30 do të përballen me Poloninë, përcjellë KosovaPress.

Ndryshe më 1 shtator kombëtarja e femrave mposhti Armenin me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Kosova ka mbledhur shtatë pikë dhe renditet në vendin e pestë në grupin F.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025