Vashat çeke të "UPOL" në gjysmëfinale të FISU Prishtina 2022
Lexohet për: 1 min.
hendboll
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e parë e programit të sotëm në sallën "1 Tetori ", e vlefshme kjo për Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete.

Ndeshjen mes Universitetit "UPOL" dhe atij "UNIN" në konkurrencën e femrave e fitojnë hendbollistet çeke në epërsi prej nëntë golash.

Pas plot 60' minutave lojë të zhvilluara në parketin e sallës "1 Tetori", vashat e "UPOL" mposhtin kroatet e "UNIN" me shifrat 29:20, raporton KosovaPress.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 14:11, kurse pjesa e dytë përfundoi me rezultat 15:9.

Më të mirat e ndeshjes ishin Iveta Mikulenkova e Marketa Dobrovska me nga gjashtë gola, kurse më e dalluara te kroatet ishin Tia Vrcek e Jana Jambrisko me nga pesë gola.

Me këtë fitore, vashat e "UPOL" tani kanë siguruar biletën drejt gjysmëfinales së FISU Prishtina 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024