Pas samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian (BE), ku u diskutua për Planin e Rritjes për rajon, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq tha se slogani “Një rajon, një vizion”, është diçka që donin të dërgonin si mesazh nga Mali i Zi.
Në një konferencë për media, Spajiq tha se ky është një rajon që do të jetë i avancuar ekonomikisht, që do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe absolutisht një proces i pakthyeshëm.
Edhe komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se plani i rritjes nuk është më një draft, por është një realitet që kanë filluar ta zbatojnë.
Varhelyi ka përmendur se po bëjnë përparim edhe në pjesën dixhitale të axhendës së tyre, Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor, diçka që sipas tij po e shpërndajnë gradualisht kudo.
Samiti është mbajtur nën sloganin "Një rajon, vizion i përbashkët".
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...