Islami: Petkoviqi me deklaratat e tij ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
97996649_3249183445116540_5173380282325139456_n
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Njohësi i sigurisë, Avni Islami ka thënë se drejtori i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë”, Petar Petkoviq po ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë.

Pretendimi i tij se “Prishtina ka plasuar lajme të rreme” në lidhje me transportin e serbëve të zhvendosur për të votuar, siç ka shkruar ai, është përpjekje për të shitur një narrativë viktimizuese.

“Deklaratat e fundit të Petar Petkoviq, drejtorit të ashtuquajturës  ‘Zyrës për Kosovë’ janë një përpjekje e hapur për të ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe për të krijuar një narrativë të rreme që synon mobilizimin politik të serbëve përmes frikës dhe manipulimit”, ka shkruar ai.

Islami ka thënë se kjo është taktikë e njohur e Beogradit që tenton të mbaj nën kontroll komunitetin serb në Kosovë.

“Pretendimi i tij se ‘Prishtina ka plasuar lajme të rreme’ në lidhje me transportin e serbëve të zhvendosur për të votuar nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje për të shitur një narrativë viktimizuese, që synon të forcojë ndikimin e Beogradit mbi zgjedhjet në Kosovë”, shtoi Islami. Njohësi i sigurisë, Avni Islami tha se Serbia nuk ka asnjë autoritet mbi zgjedhjet në Kosovë dhe ndërhyrjet e tilla vetëm sa “minojnë përpjekjet për një përfaqësim të drejtë të serbëve që jetojnë në Kosovë”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025