Como 1907 ka marrë vendim radikal te ekipi i fëmijëve në Serie A.
Klubi nga liqeni i famshëm i Alpeve ka ndaluar plotësisht goditjet me kokë deri te ekipi U11, pas konsultimit direkt me anëtarin e bordit, Raphaël Varane.
Varane, 33 vjeç, ish-kampion bote me Francën me 93 ndeshje, i tërhequr në 2024 pas karrierës te Real Madrid dhe Manchester United, ka vuajtur vetë pasojat.
"Nga përvoja ime, kur isha 16 vjeç pata dy tronditje të mëdha, kështu që isha i vetëdijshëm për rrezikun," tha Varane në videon e publikuar nga Como të premten.Si funksionon rregulli i ri:
Për grupmoshat U8, U9 dhe U10, goditja me kokë ndalohet 100% në stërvitje dhe në ndeshje.
Siç e shpjegon shefi i zhvillimit të lojtarëve te Como, ish-ndihmës trajneri i Uellsit: "Në moshë të re kur gjithçka po zhvillohet, është shumë e rëndësishme të shtyhet sa më shumë goditja me kokë. Duke e sjellë gradualisht ndër vite, mund t'i mbrojmë lojtarët."
Por vendimi vjen në një moment kritik.
Vetëm në fillim të këtij muaji, një gjykatë në Angli vendosi se legjenda e Kupës së Botës 1966, Nobby Stiles, vdiq me dëmtim truri të shkaktuar nga goditjet e përsëritura me kokë.
E njëjta sëmundje që prej dekadash lidhet me futbollin amerikan dhe rugby.
Rregulli i ri futet me faza:
Deri në 11 vjeç, mbetet e ndaluar në ndeshje, ndërsa teknika nisë të mësohet vetëm në fund të sezonit me topa të lehtë.
Nga 12 vjeç lejohet vetëm një stërvitje në muaj me max 5 goditje me kokë për lojtar.Për Varanen, mesazhi është i qartë: e ardhmja e futbollit duhet të ndërtohet nga toka, jo me kosto të trurit.