Vandalizohet stadiumi i Tottenhamit, shifra e dëmit shumë e madhe
Lexohet për: 1 min.
5-Tottenham
1 vit më parë
Linku u kopjua

Stadiumi i Tottenham Hotspur është vandalizuar, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm stadiumit 1.4 miliardë eurosh.

“Mail Sport” ka kuptuar që stadiumi i Tottenhamit ishte cak gjatë ndeshjeve me kombëtare, duke rezultuar në dëmtimin e pjesëve të terrenit, raporton KosovaPress.

Një person është arrestuar pas incidentit në mbrëmjen e së hënës.

Ende nuk dihet nëse incidenti është motiv i luftës që po vazhdon mes Izraelit e Palestinës, pasi që Tottenhami ka lidhje të forta me komunitetin e hebrenjve.

Thuhet se dëmi në stadium kap një shumë gjashtëshifrore.

Në komunikatën e Tottenhamit thuhej: “Ne mund të konfirmojmë që një person është arrestuar për dëmtim kriminal pas një incidenti që ndodhi mbrëmjen e së hënës. Nuk dihet nëse ky incident është i lidhur me antisemitizmin”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025