Puna e fundit si trajner i Louis van Gaal ishte në vitin 2022, kur u largua nga posti i trajnerit të kombëtares holandeze pas Botërorit në Katar.
Specialisti holandez është 72-vjeç dhe ka mposhtur kancerin e prostatës dhe sipas një interviste që ka dhënë për ESPN, duket se nuk po mendon më për drejtimin e klubit.
"Tani jam relativisht i shëndetshëm përsëri. Mund të punoja, por jo si trajner i klubit. Më kërkonte Bayern para Kompany. Si trajner, je i zënë disa herë gjatë vitit dhe skauton lojtarë me stafin tënd. ende mund ta bëjë këtë”, tha Van Gaal.
Sot Van Gaal është konsulent në Ajax, ndërsa gjatë karrierës së pasur si trajner ka drejtuar një sërë klubesh. Sipas Transfermarkt, ai filloi në mesin e viteve 1980 si asistent në AZ Alkmaar dhe trajner i ekipeve U-19 dhe U-21 të Ajax. Më pas ai u bë asistent në klubin e famshëm të Amsterdamit, dhe më pas trajneri kryesor i tij.