Presidenti i Austrisë, Van der Belen gjatë qëndrimit në Shkup deklaroi se vendi i tij mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Me këtë rast, Van der Belen përmendi edhe ndryshimet kushtetuese.
Nga ana tjetër, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski theksoi se takimi i sotëm me presidentin e Austrisë kaloi në frymë shumë productive, , shkruan AlsatM
“Austria është një nga shtetet e para që ndjen efektet pozitive por edhe negative të Ballkanit. Nga këtu është e qartë se kishim një bisedë të sinqertë dhe përmbajtjesore. Konfirmuam miqësinë tonë të ndërsjellë. Biseduam për gjendjen aktuale dhe çështjet e hapura në Ballkan. Për politikën e Austrisë për integrimin e Ballkanit. U pajtuam se në mungesë të perspektivës së qartë evropiane do të rritet euro-skepticizmi. U pajtuam për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Përshtypja jonë e përbashkët është se sot kishim bisedime produktive. Vitin e ardhshëm shënojmë 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Austrisë”, tha Pendarovski.