Vajza e Jakup Krasniqit: Pres gjykim të drejtë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Derisa ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi ndodhet në sallën e gjyqit në Gjykatën Speciale, vajza e tij, Gresa i është bashkuar diasporës shqiptare në protestën në mbështetje të të akuzuarve.

Ajo i ka thënë KosovaPress-it se është në pritje të një gjykimi të drejtë.

“Pres një proces te drejtë, shpresoj që do të jetë një proces i drejtë dhe sa me shpejtë të përfundojë”, ka thënë vajza e Jakup Krasniqit.

Gresa Krasniqi thekson se sot ka emocione dhe ndjenja të përziera.

Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi e Rexhep Selimi kanë dalë sot para trupit gjykues në Hagë ku janë deklaruar te pafajshëm.

Ata ndodhen në parabrugim prej nëntorit të vitit 2020.

Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë kryer krime lufte.

Derisa ka filluar gjykimi në Speciale, disa kilometra larg janë mbledhur shqiptarë nga diaspora në një protestë paqesore me qëllim që të tregojnë mbështetjen e tyre për të akuzuarit.

Protestës i janë bashkuar edhe familjarë të të akuzuarve, djali i Kadri Veselit, i Hysni Gucatit e të tjerë./G. Kadrija/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024