Vajza e dëshmorit të parë në Shtime emërohet drejtoreshë e Shëndetësisë në këtë komunë
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, emëroi sot në detyrën e re, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Salihu-Qeriqi, vajzën e dëshmorit të parë të Komunës së Shtimes, Ruzhdi Salihut.

“Me krenari e emocione të mëdha mirëprita sot zonjën Mimoza Salihu-Qeriqi, bijën e dëshmorit të parë të Komunës sonë, Ruzhdi Salihut, e cila me nder dhe përgjegjësi do të shërbejë si drejtore e re e Shëndetësisë. Mimoza është e diplomuar në gradën Master në fushën e Ekonomisë dhe Financave në UP dhe na bashkohet falë përkushtimit, përvojës e profesionalizmit të dalluar, duke sjellë ndryshime të mëtejshme pozitive për qytetarët tanë. Suksese në detyrën e re dhe mirësevjen në kabinetin tonë, Mimoza. Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët!”, tha Aliu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024