Vajza e dëshmorit Myrtë Zeneli bën thirrje që të votohet për deputet Ramush Ahmetaj
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 3 min.
473447062_10163433863812176_5705668991048925900_n
11 orë më parë
Linku u kopjua

Vajza e dëshmorit Myrtë Zeneli nga fshati Shqiponjë, Lena Zeneli, përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook” ka bërë thirrje që në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të votohet për deputet, afaristi, Ramush Ahmetaj, i cili është pjesë e listës së AAK-së me numër 109.

Lena në këtë shkrim thotë se Ramush Ahmetaj është njëri nga luftëtarët dhe eprorët shembullor të Zonës Operative të Dukagjinit, duke theksuar se ai në një moshë të re ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ne besojmë fuqishëm se përvoja, guximi, serioziteti në punë dhe dashuria e madhe për vendin që i ka shërbyer, janë vlera të pazëvendësueshme që do të kontribuojnë në transformimin e Kosovës. Ramushi do të sjellë një qasje të re dhe vendimmarrje që do të fuqizojë shtetin dhe do të përmirësojë jetën e qytetarëve. Ky është momenti kur mund të shfrytëzojmë mundësinë për të sjellë ndryshime konkrete dhe të qëndrueshme për të gjithë popullin e Kosovës, duke zgjedhur përfaqësues të denjë si ai”, shkruan vajza e dëshmorit Myrtë Zeneli.

Postimi i plotë i vajzës së dëshmorit Myrtë Zeneli, Lenës

Të nderuar miq dhe bashkëvendës,

109

Po e marr të drejtën t’ju drejtohem me një thirrje për përkrahjen ndaj kandidaturës së dajës tim, Ramush Ahmetaj, njëri nga luftëtarët dhe eprorët shembullor të Zonës Operative të Dukagjinit. Në një moshë të re, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke u angazhuar pa u lodhur për të mbrojtur vlerat e kombit dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për atdheun. Ky angazhim ka ndikuar thellësisht në formimin e një brez të ri që beson se mund të realizohen ndryshime të mëdha dhe pozitive.

Ne besojmë fuqishëm se përvoja, guximi, serioziteti në punë dhe dashuria e madhe për vendin që i ka shërbyer, janë vlera të pazëvendësueshme që do të kontribuojnë në transformimin e Kosovës. Ramushi do të sjellë një qasje të re dhe vendimmarrje që do të fuqizojë shtetin dhe do të përmirësojë jetën e qytetarëve. Ky është momenti kur mund të shfrytëzojmë mundësinë për të sjellë ndryshime konkrete dhe të qëndrueshme për të gjithë popullin e Kosovës, duke zgjedhur përfaqësues të denjë si ai.

Përkrahja juaj do të ishte një hap i rëndësishëm për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025