Ushtria e Ukrainës: Anija e Marinës Ruse u shkatërrua në portin jugor
Lexohet për: 1 min.
gfdg
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ushtria ukrainase thotë se një anije e madhe ruse është shkatërruar pranë qytetit portual jugor të Berdyansk.

Në një postim në Facebook, marina e Ukrainës thotë se një anije e madhe zbarkuese "Orsk", është goditur dhe djegur në Detin Azov, mëngjesin e sotëm.

"Anija e madhe zbarkuese Orsk e Flotës së Detit të Zi të pushtuesve është shkatërruar në portin e Berdyansk të kapur nga Rusia", thuhet në postim.

Mediat ukrainase raportojnë se një anije ruse është mbytur dhe dy të tjera janë në flakë dhe se janë goditur një depo municioni dhe një magazinë karburanti.

Nuk është e mundur të konfirmohet ky informacion nga burime të tjera.

Rusia pushtoi Berdyansk javë më parë dhe e ka përdorur portin për furnizim me karburant. Ai shtrihet midis Krimesë dhe qytetit të rrethuar të Mariupolit./BBC/

https://kosovapress.com/admin/nje-muaj-prej-se-rusia-sulmoi-ukrainen/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025