Komanda Jugore e forcave të ushtrisë amerikane (USSOUTHCOM ) ka njoftuar se ka vrarë të paktën pesë persona, të cilët, sipas saj, po transportonin narkotikë në Paqësorin Lindor.
“Task Forca e Përbashkët ‘“Southern Spear’ kreu dy sulme vdekjeprurëse kinetike ndaj dy mjeteve lundruese të operuara nga Organizata të Përcaktuara Terroriste. Inteligjenca konfirmoi se mjetet po lëviznin përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të narkotikëve në Paqësorin Lindor dhe ishin të përfshira në operacione të trafikut të narkotikëve”, thuhet në një njoftim zyrtar, përcjellë KosovaPress. “Dy narko-terroristë meshkuj u vranë, ndërsa një narko-terrorist mbijetoi sulmin e parë. Tre narko-terroristë meshkuj u vranë gjatë sulmit të dytë”.
Sipas kësaj njësie të ushtrisë amerikane, kjo e fundit nuk pati asnjë të dëmtuar në këto dy sulme. /KosovaPress/