Ushtarët e rinj krenarë për detyrën që kanë zgjedhur, familjarët me lot gëzimi
Lexohet për: 2 min.
foto-fsk-sokoli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjatë ditës së sotme, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë shtuar 325 rekrutë të rinj, për të cilën janë betuar në mbrojtje të atdheut. Me këtë rast, ushtarët e rijnë u shprehën mjaftë të lumtur për përfundimin e trajnimit dhe se nga sot ata do t’i shërbejnë atdheut, derisa edhe për familjarët nuk munguan as lotët e krenarisë dhe gëzimi në familje.

Ushtari i cili diplomoi sot, Sali Morina, u shpreh krenar për detyrën të cilën e ka zgjedhur. Ai tha se i është plotësuar dëshira të cilën e ka pasur.

Ndërkaq, familjari, Hasan Istogu, djali i të cilit sot është bërë ushtar, tha se familja e tij do të vazhdojë të përcjell traditën e ushtrisë.

“Po ndihemi shumë krenarë që djalin e kam ushtar, që ka dhënë kontributin në ushtri , i përbetuar, çdo herë ka pasur dëshirë dhe e arriti ëndrrën e tij për t’i kontribuar vendit, si çdo shqiptarë që ka kontribuar. Ky është tash prej djemve i pari dhe ne që kemi qenë pjesë e luftës më herët, normalisht si zakonisht qysh e kemi pasur traditat çdo herë do t’i përcjellim, kemi përcjell dhe do t’i përcjellim" tha Istogu.

Edhe Zarife Mula tha se sot është bërë ushtar djali i saj dhe ndihet shumë krenare. Ajo tha se edhe nipat dhe mbesat e saj do të bëhen ushtarë.

325 pjesëtar të rinj të kësaj force janë betuar për shërbim në këtë institucion, numër ky më i larti që ka diplomuar ndonjëherë në ushtri.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025