Ushtarët e Gardës së Iowas trajnojnë ushtarët e FSK-së, ambasada: Së bashku më të fortë
Pjesëtarët e Gardës Kombëtare Ajrore të Iowas kanë zhvilluar trajnimin mjekësor për pjesëtarët e ekipit “Role 1” të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), në kazermën Adem Jashari.
Kjo, është bërë e ditur përmes një njoftimi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, në Kosovë.
Në njoftim thuhet se ky ushtrim do të ndihmojë ekipet e FSK-së, për të përmirësuar procedurat standarde të operimit dhe ndërveprimit.
“Nga data 7-10 gusht, 38 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Ajovës zhvilluan trajnimin mjekësor Role 1 me Forcën e Sigurisë së Kosovës në Kazermën Adem Jashari! Ky ushtrim do të ndihmojë Ekipet Role 1 të KSF për të përmirësuar Procedurat Standarde të Operimit dhe ndërveprimin. Ky është edhe një testament i forcës, rëndësisë dhe suksesit të Programit të Partneritetit Shtetëror Iowa National Guard dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. #MëTëFortëTogether”, thuhet në njoftim.