Ushtarë të FSK-së certifikohen në avancimin e teknikave të xhudos
Lexohet për: 2 min.
384546144_318768387577499_1081314626456692784_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të programit shtetëror "Kosova, shtet i xhudos", në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, ka përfunduar trajnimi i pjesëtarëve të Forcës të Sigurisë të Kosovës (FSK) në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtje,

Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka ka thënë se xhudo po lë gjurmë të pashlyeshme me punën e saj, ndërsa do të vazhdohet edhe më tutje me certifikimin e ushtarëve të tjerë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky certifikim i ushtarëve të FSK-së është fryt i bashkëpunimit institucional dhe se kjo do t’i forcojë edhe më tutje djemt dhe vajzat e ushtrisë së Kosovës

Ndërsa trajneri Driton Kuka tha se ishte tejet i mahnitur me përkushtimin e ushtarëve të FSK-së për të mësuar teknikat e xhudos gjatë katër javëve stërvitjeje dhe se një punë e tillë do të vazhdojë edhe më tutje me FSK-në dhe Policinë e Kosovës

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin edhe Ministri i Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministri i Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024