Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen akuzoi sot Rusinë se po përdor furnizimet me energji si një formë shantazhi kundër Austrisë dhe BE-së.
Duke iu përgjigjur vendimit të Gazprom për të ndalur dërgesat e gazit natyror në Austri, von der Leyen argumentoi në X se presidenti rus Vladimir Putin po "armatos" energjinë për të bërë presion ndaj Evropës.
Von der Leyen përsëriti gjithashtu solidaritetin e BE-së me Austrinë, duke theksuar diskutimet e saj të fundit me kancelarin austriak Karl Nehammer për këtë çështje.
Të premten, Nehammer konfirmoi se Gazprom, kompania ruse e gazit natyror e kontrolluar nga shteti, do të ndalojë furnizimet me gaz në Austri duke filluar nga e shtuna.Kjo është për shkak të një vendimi të fundit të arbitrazhit që i dha OMV-së 230 milionë euro si dëmshpërblim për ndërprerjet e mëparshme të furnizimit që kishin ndikuar në operacionet e saj në Gjermani.
Raportet Rusi-BE janë acaruar qe nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, e cila shkaktoi një sërë sanksionesh evropiane ndaj Moskës zyrtare.