Vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, shërbimet e inteligjencës paralajmërojnë për një fushatë dezinformimi që vjen nga Rusia.
Shërbimet e inteligjencës akuzuan Rusinë për një video që "tregon në mënyrë të rreme individë që pretendojnë se janë nga Haiti dhe votojnë ilegalisht në shumë qarqe në shtetin amerikan Xhorxhia.
Shërbimet e inteligjencës nuk dhanë detaje të tjera në deklaratën e tyre. Por mediat amerikane thanë se videoja, e cila filloi të qarkullonte në fund të kësaj jave, pretendonte se zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe burri i saj morën 500 mijë dollarë ryshfet nga këngëtari Sean Diddy Combs.
Në një deklaratë të përbashkët, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) fajësuan "aktorët rusë të ndikimit" për videot.Sekretari i Shtetit Xhorxhia, Brad Raffensperger, përgjegjës për zgjedhjet në një nga shtetet kyçe, tha se videoja "është e rreme dhe ilustron dezinformimin e synuar. Është e mundshme ndërhyrje e huaj që synon të përhapë mosmarrëveshje dhe kaos përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024”.
Raffensperger i bëri thirrje pronarit të X, Elon Musk dhe drejtuesve të platformave të tjera sociale që ta heqin videon.