Ura e Nivanit, monumenti që është ndërtuar nga Ali pashë Tepelena
Lexohet për: 2 min.
332297772_875154463711627_7603048762833581452_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore sjell në kujtesë një nga monumentet ku ia vlen të ndalohet për ta parë. Bëhet fjalë për Urën e Nivanit në Gjirokastër. Ura gjendet në zonën e Zagorisë. Ajo cilësohet si “Monument i Trashëgimisë Kulturore” nën mbrojtje.

Ura e Nivanit është ndërtuar nga Ali pashë Tepelena, në fillim të shekullit XIX. Ura ka qenë pjesë e rrugës së karvaneve tregtare që ka lidhur zonën e Gjirokastrës me atë të Përmetit.

Ura është e përbërë nga dy harqe: harku kryesor mbi rrjedhën e lumit dhe një hark më i vogël, mbi tokë, në njërën nga këmbët e urës. Këmba tjetër e urës ka një konstruksion masiv pa hapësira drite. Ura ka një gjatësi prej 34 m dhe është e gjerë 3,15 m. Ura është e mbuluar me kalldrëm.

Kjo urë i ka dhënë jetë në fillim të shek. XIX komunikimit jo vetëm tregtar, por edhe shpirtëror mes Gjirokastrës dhe Përmetit. Karvanet që kanë shkuar nga Gjirokastra, kanë kaluar mbi urën e Nivanit, janë ndalur më pas në Manastirin e Nivanit, ndërtim i vitit 1777,  ka vijuar në Nivan, Sheper në Qafën e Dhëmbelit e më pas në Përmet, shkruan Atsh

Sot, kjo urë përveç funksionit rajonal për kalimin e kafshëve dhe të njerëzve, është kthyer në objekt të vizitueshëm për historinë, kuriozitetin dhe arkitekturën e veçantë të saj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025