Upamecano shënon dhe ngushton rezultatin në 5-3
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Upamecano shënon dhe ngushton rezultatin në 5-3
New Project - 2026-04-28T192914.695
28/04/2026 - 22:30
Linku u kopjua

Bayern Munich ka arritur të ngushtojë shifrat në 5:3, duke rihapur shpresat për një përmbysje të mundshme në këtë gjysmëfinale të çmendur.

Në një moment vendimtar, Joshua Kimmich ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke gjetur brenda zonës Dayot Upamecano-n, i cili u shkëput mbi mbrojtjen pariziane.

Me një goditje të fuqishme me kokë, mbrojtësi francez e dërgoi topin saktësisht ngjitur me shtyllën e djathtë, duke lënë portierin Safonov pa asnjë mundësi reagimi.

Ky gol i jep frymëmarrje bavarezëve në një moment kur PSG dukej se kishte siguruar fitoren, duke e bërë fundin e takimit në "Parc des Princes" tejet dramatik.

Kosovapress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026