UP "Hasan Prishtina" eliminohet në gjysmëfinale të botërorit universitar të henbollit
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e parë e ditës së pestë të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete, FISU Prishtina 2022.

Vashat e "Hasan Prishtinës" kanë pësuar humbje nga universiteti korean "KNSU", kështu duke u eliminuar në gjysmëfinale të këtij turneu, raporton KosovaPress.

Pas plot 60' minutave lojë të zhvilluara në sallën "1 Tetori" në Prishtinë, UP "Hasan Prishtina" mposhtet nga "KNSU" me shifrat 39:24.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 20:8 në favor të koreaneve, ashtu sikurse pjesa e dytë, ku semafori tregonte rezultatin 19:16 në favor të tyre.

Më e mira e ndeshjes ishte Jiin Jung me 10 gola të shënuar, kurse më e dalluara te vashat kosovare ishte Elisa Mulaj me shtatë gola të realizuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024