United i pavendosur për Amrabat ndërsa konsideron lëvizje për Rabiot
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Manchester United është ende i pavendosur në lidhje me të ardhmen e Sofyan Amrabat të Fiorentinas dhe po vëzhgon nga afër situatën e Adrien Rabiot.

Mesfushori maroken e kaloi sezonin 2023/24 në huazim me “Djajtë e Kuq”, ku ai pa 1545 minuta aksion në 30 paraqitje dhe u kthye në Firence në fillim të këtij muaji, duke e lënë të pasigurt të ardhmen e tij, raporton KosovaPress.

Ndërkohë, tani ka më shumë qartësi rreth të ardhmes së Rabiot pasi Juventusi konfirmoi se kontrata e tij nuk do të rinovohej, duke e bërë atë të gatshëm si një transferim i lirë. Real Madridi dhe Milani janë lidhur me një lëvizje në javët e fundit.

Gazetari i “Sky Sports” Dharmesh Sheth detajoi se si Manchester United ende po shqyrton nëse do të aktivizojë apo jo opsionin e blerjes prej 25 milionë euro në Amrabat pas kthimit të tij në Fiorentina, i hapur për ta mbajtur atë pavarësisht sezonit të tij të vështirë debutues.

“Djajtë e Kuq” po ndjekin gjithashtu Rabiot pasi u konfirmua largimi i tij nga Juventusi. Ata ishin të interesuar për francezin verën e kaluar, por nuk arritën të finalizonin një marrëveshje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024